Zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar legjitimitetin

Picture of INA
INA

15/11/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se lidershipi i vërtetë e tregon forcën e tij në momentet e llogaridhënies. Thirrja për zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve lokale më tetor, nuk është thjesht një kërkesë politike, por një mundësi demokratike që të gjitha palët t’i konfirmojnë besimin popullor, veçanërisht në kohëra të krizës së legjitimitetit. Kështu thotë BDI e Ali Ahmetit, duke e përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërsa fillimisht u përmend si mundësi nga vet kryeministri Hristijan Mickoski.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi me votuesit dhe të angazhohemi në një proces transparent që reflekton vullnetin e çdo qytetari. Në kohë si këto, qytetarët meritojnë liderë që nuk i shmangen sfidave të demokracisë, por i përqafojnë ato me gjithë zemër. Ne jemi këtu, të përgatitur dhe të sigurt në mandatin që kemi nga populli. Për më tepër, zgjedhjet e parakohshme krahas zgjedhjeve lokale ofrojnë dy përparësi të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët: Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen njëkohësisht me ato lokale në tetor, atëherë në vitin 2029 do të kemi për herë të parë në histori mbajtjen e tre proceseve zgjedhore (presidenciale, parlamentare dhe lokale) në një ditë të vetme. Kjo do të rezultojë në kursime të mëdha për buxhetin shtetëror dhe një organizim më efikas të procesit zgjedhor”, thotë BDI.

Duke mbajtur zgjedhjet tani, thuhet në komunikatën e BDI-së, vendi do të ketë një periudhë stabiliteti të plotë deri në vitin 2029, pa shpërqendrime nga fushatat apo proceset zgjedhore. “Kjo periudhë do të mundësojë përqendrim të plotë në zhvillimin ekonomik, reformat strukturore dhe agjendat afatgjata për përparimin e shtetit. Pyetja mbetet: a janë të gjitha forcat politike po aq të përgatitura sa BDI për ta vënë performancën e tyre përballë gjykimit të qytetarëve? Populli po pret dhe po vëzhgon ata që janë të gatshëm të dalin përpara me transparencë të plotë. BDI është e gatshme. Është koha që edhe të tjerët ta tregojnë gatishmërinë e tyre”.

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË