Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill 2020

0

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen më 12 prill të 2020. Kjo është vendosur në takimin e liderëve të partive parlamentare me presidentin Stevo Pendarovski. Kryeministri Zoran Zaev theksoi pas takimit se është arritur marrëveshja për datën e zgjedhjeve të parakohshme, përcjellë INA. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në këtë takim u diskutua për dy tema të rëndësishme si mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe zgjedhjet e parakohshme. “Parimisht për zgjedhjet vendosëm që përbërja aktuale ta ratifikojë Marrëveshjen për anëtarësim në NATO dhe u dakorduam për 12 prillin si ditë zgjedhje dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe tek shqiptarët do të vijë ndryshimi”, theksoi Gashi. Ai më pas u largua në drejtim të selisë së partisë së tij ku do të zhvilloj takim me partitë e koalicionit qeveritar. Data e zgjedhjeve është konfirmuar edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. “Në detaje është biseduar se kur është momenti më i mirë për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Derisa i diskutuam dhe u shterrën të gjitha argumentet vendosëm që të gjithë bashkërisht 12 prilli të jetë data që do të mbahen zgjedhjet. “, theksoi Ahmeti. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po ashtu theksoi se janë marrë vesh që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. “Ne si BESA edhe më parë kemi konfirmuar se zgjedhjet duhet të mbahen. Tani është momenti më i përshtatshëm që qytetarët të tregojnë se cili është orientimi i tyre dhe kjo do të konfirmohet edhe në zgjedhjet e reja të parakohshme.”, theksoi Kasami. Edhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se është konfirmuar data e zgjedhjeve. “Qëndrimi i përbashkët ishte se të gjithë duhet të punojmë për synimet tona për rrugën drejt BE.Kuptohet që me siguri ju kanë thënë se data për zgjedhjet eparakohshme është një sihariq për gjithë qytetarët, për të gjithë ata që vlerësojnë se ka ardh dita e ndryshimit. Unë i bëj ftesë gjithë njerëzve të mobilizohen që ta sjellin ndryshimin. Na priftë e mbara të gjithëve.”, theksoi Ziadin Sela.Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci theksoi se tashmë është e qartë se më 12 prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe është konfirmuar përcaktimi për në NATO dhe BE. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në këtë takim u diskutua për dy tema të rëndësishme si mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe zgjedhjet e parakohshme. “Parimisht për zgjedhjet vendosëm që përbërja aktuale ta ratifikojë Marrëveshjen për anëtarësim në NATO dhe u dakorduam për 12 prillin si ditë zgjedhje dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe tek shqiptarët do të vijë ndryshimi”, theksoi Gashi. (INA)