VV në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, çka thonë Kovaçevski e Mickovski?!

INA
INA

25/12/2023

Për partitë e bllokut politik maqedonas nuk është pengesë mbështetja politike që opozitës shqiptare i vjen nga partitë simotra në shtetet fqinjë, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje.

As përfshirja e kuadrove të këtij subjekti të cilët në fakt janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nuk përbën shkelje ligjore në rast se përfshihen në listat e opozitës shqiptare, përkatësisht Lëvizjes Evropiane për Ndryshim.

“Nuk e kemi të panjohur faktin kur parti politike simotra shprehin mbështetje ndaj njëra tjetrës në shtete tjera. Unë deri sot nuk kam pa që një parti e një shteti tjetër të merr pjesë në proces zgjedhor në një shtet tjetër. Nuk e di se si saktë është transmetuar deklarata e njërit të liderëve të opozitës. Duhet parë mirë se çfarë pretendohet dhe synohet me të”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se për qëllimet e opozitës shqiptare gjatë përfshirjes së njerëzve që i takojnë subjekteve të tjera politike, duhet të pyeten liderët e opozitës.

“Ky është vendim i atyre që i kanë zgjedhur ata persona. Mendoj që dihet fakti që për të qenë pjesë e listës duhet të jeni shtetas i Maqedonisë, t’i plotësoni kushtet kushtetuese dhe ligjore. Ata që i fusin këta persona në rrethin e tyre duhet t’i pyesni se cili është qëllimi i tyre”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Liderët e opozitës shqiptare, ditë më parë gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Sheshin Skënderbeu në Shkup shpalosën mbështetjen politike-deklarative që Lëvizja Vetëvendosje do t’i jep koalicionit opozitarë në zgjedhjet që pasojnë. Ata madje deklaruan se nuk përjashtohet mundësia që aktivistë të Vetëvendosjes nga Maqedonia e Veriut të jenë në listat për deputet të LEN-it. Sipas dispozitave ligjore, subjektet që duan të marrin pjesë në procese zgjedhore në vendin tonë duhet të jenë të regjistruara me vendim gjykate brenda territorit të Maqedonisë, ndërsa personat që marrin pjesë nga garat zgjedhore duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrje të shtetasve të huaj deri tani nuk ka pasur dhe sipas dispozitave ligjore nuk mund të ketë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

daniel server

Serwer për Vuçiq-in: Dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

INFO

NA NDIQ