Kryesia e BDI-së merr vendimin e radhës për zgjedhje në Çair, Mexhiti: Po instalohen skenaret e Menduh Thaçit

INA
INA

2 Qershor, 2023

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik per Integrim në një mbledhje siç thuhet të fundit ka marrë një vendim tjetër të radhës lidhur me zgjedhjet në komunën e Çairit.

Siç mësohet në mbledhjen e fundit të mbajtur në Tetovë ka vendosur shefat e komisioneve komunale per zgjedhjet brendapartiake qe do të mbahen më 2 korrik të vitit 2023, ashtu që me propozim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për shef të komisionit komunal zgjedhor në degën e BDI Çair është caktuar ish drejtori i Inspektoratit Teknik, Ekrem Bunjaku.

Por nga ana tjetër, Izet Mexhiti nënkryetari i BDI-së nga radhët e fraksionit thotë për INA se nuk janë ftuar dhe njoftuar lidhur me këtë mbledhje dhe vendim të ndërmarrë në mënyrë të fshehtë klandestine.

“Thirren në mbledhje të kryesisë ku nuk kemi qenë të ftuar. Kjo tregon një ndër arsyet se përse I bëjnë këto mbledhje të kryesisë në mënyrë të fshehtë klandestine. E dyta, harruan që Bujarin e caktuan në mënyrë jostatutare. Tash kanë caktuar shefin e zgjedhjeve të komisionit komunal. Prap kanë thyer statutin. Edhe parimi një anëtar, një vote është njejtë jostatutar. Kjo është vetëm një tendencë për të tregu kinse aplikojnë procedure të lartë demokratike. Ndërsa, paraprakisht dihet se kush bëhet kryetar dege”, thotë Mexhiti.

Sipas tij, edhe anëtarësimi po bëhet në mënyrë të selektume pasi frikësohen nga rezultatet. “Me një fjalë nuk dihet kush hand he kush pi aty. Me keqardhje konstatojmë se z.Ahmeti ka bërë shkelje të rënda statutare. Por edhe në këtë mënyrë Grubi po instalon frymën dhe skenarë të PDSH dhe Menduh Thaçit”, thekson Mexhiti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MPB-policia-maqedonise

Të punësuarit në MPB sot marrin rrogat më të larta për 10%

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

wagner

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre, shpërthejnë luftëtarët e “Wagner”: Tradhtar!

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

moti sot

Moti në Maqedoninë e Veriut

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

INFO

NA NDIQ