Zgjedhjet në katër komuna do të përsëriten – nuk u arrit pjesëmarrja minimale prej 33 për qind

Picture of INA
INA

30/10/2025

Sipas njoftimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), në disa komuna nuk është arritur pjesëmarrja e nevojshme prej të paktën një të tretës (33,33%) të votuesve të regjistruar, që është kusht për vlefshmërinë e zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor.

Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja ka qenë:

në Gostivar – 33,31%,

në Vrapçisht – 25,18%,

në Mavrovë dhe Rostushë – 30,31%,

në Qendër Zhupë – 21,49%.

Meqë asnjë nga këto komuna nuk e ka arritur pragun ligjor të pjesëmarrjes, procesi zgjedhor do të përsëritet plotësisht.

Sipas nenit 132, paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor, nëse në raundin e parë nuk dalin në votime të paktën një e treta e votuesve të regjistruar, zgjedhjet duhet të përsëriten. Po ashtu, neni 132-a parashikon që zgjedhjet e përsëritura të mbahen brenda 60 ditëve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, ndërsa në raundin e përsëritur nuk vlen më kushti për pjesëmarrje minimale.

Kjo do të thotë se raundi i parë në këto katër komuna do të zhvillohet sërish gjatë dy muajve të ardhshëm, ndërsa më pas, nëse është e nevojshme, do të mbahet edhe raundi i dytë.

Ndërkohë, raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2025 do të mbahet të dielën, kur qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në 44 komuna zgjedhjet për kryetar janë përmbyllur që në raundin e parë.(INA)

TË FUNDIT

ASH e Selës largohet nga AKI: Do të veproj si parti autonome

Xhaka fishkëllohet në “Fadil Vokrri”, kapet keq me kreun e “Dardanëve”

E pabesueshme, një banor lë shtëpinë e Big Brother pas vetëm një nate të kaluar

Leonora opinioniste në Big Brother Vip Kosova, vjen reagimi i Arbana Osmanit

Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it

Debakël në Kardif: Maqedonia pëson 7-1 nga Uellsi, s’ka “play off”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË