Zgjedhjet lokale në Luginë: Arbër Pajaziti fiton në Bujanoc, Ardita Sinani në Preshevë

Picture of ina-online
ina-online

03/06/2024

Qytetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit kanë votuar të dielen për zgjedhjet lokale.

Në Bujanoc, fitore ka korrur Fronti për Ndryshim i Arbër Pajazitit me rreth 3200 vota, shkruan FOLonline.

Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja e Progresit Demokratik e Shqiprim Musliut me 3100 vota.

Koalicioni rreth Partisë Progresiste të presidentit Aleksandar Vuçiq mori besimin e 3000 qytetarëve.

Partia Demokratike e kryetarit aktual të Bujanocit, Nagip Arifi, arriti kuotën e rreth 2200 votave.

Lista e kandidatit të pavarur, Dejan Stojanoviq mori 2100 vota, kurse Partia për Veprim Demokratik e kandidatit Ragmi Mustafi rreth 2000 vota.

Koalicioni i partive rome siguroi 1100 vota, ndërsa Koalicioni i partive rreth kandidatit, Sasha Arsiq 650 vota.

Nga 59 vendvotime, në Bujanoc ngelen kontestuese dy sosh, një në Tërnoc dhe një në Muhoc.

Vetëm pas vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për rinumrim apo rivotim eventual do të dihet edhe përbërja e re e Kuvendit Komunal prej 41 këshilltarëve.

Në komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë pasur pak më shumë se 43.000 qytetarë.

Në Preshevë fitorja i ka takuar Partisë për Veprim Demokratik të kandidates, Ardita Sinani.

Në këtë komunë të drejtë vote kishin rreth 43.500 qytetarë ndërsa u votua në 37 vendvotime për 38 këshilltarë të kuvendit komunal.

Radhitja e subjekteve pas numërimit preliminar të votave është kjo:

Partia për Veprim Demokratik – 4080 vota,

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota,

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota,

Lëvizja për reforma – 2140 vota,

Aleanca për Luginën – 1154 vota

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota,

Lista serbe – 641 vota.

TË FUNDIT
2 orë
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
3 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
3 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
4 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro
6 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

ME TE LEXUARA

6 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së
15 orë
Daniel Serwer: Suksesi i Kosovës s’i konvenon Vuçiqit
4 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro
14 orë
Tsipras: BE dhe bashkësia ndërkombëtare qartë të tregojnë pasojat e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës
3 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
13 orë
Deputetëve të rinj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sot u verfikohet mandati
3 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

LEXO MË SHUMË

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

Screenshot_20240625-214455~2

Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

albin kurti mickoski

Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

hisen berisha

Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror

tifozet kuq e zi

BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024

INFO

NA NDIQ