Zgjedhjet në Serbi: Çka mendon opozita serbe për Albin Kurtin dhe Planin franko-gjerman? (Video)

INA
INA

05/12/2023

Në Serbi është mbajtur debati i parë zgjedhor ku është diskutuar për çështjen e Kosovës. Në debatin e N1, ku kanë marrë pjesë katër përfaqësues të partive opizitare opozitës, kanë munguar përfaqësuesit e opozitës.

Opozita serbe lidhur me Republikën e Kosovës është shprehur kundër Planin franko-gjerman, i cili parasheh njohjen de fakto të Kosovës, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Të gjithë njëzëri janë shprehur se pushteti në Serbi ka pësuar fiasko në raport me Kosovën, duke humbur gjithçka që ishte arritur në 11 vitet e fundit, policinë, ushtrinë, letërnjoftimet, targat, sistemin e telekomunikacionit, sistemin energjetik etj.

Sipas tyre, pas sulmit në Banjskë, Serbia ka humbur pozicioinin në tavolinën e bisedimeve dhe karshi bashkësisë ndërkombëtare.

Të gjithë të pranishmit janë shprehur se nuk do ta heqin asnjëherë Kosovën nga Kushtetuta, si pjesë të territorit të Serbisë.

Ata janë shprehur gjithashtu se nuk duhet ti vendosen sanskione Rusisë, në përjashtim të Miroslav Aleksic nga “Lista kundër dhunës në Serbi”,i cili nuk ka dhënë një përgjigje konkrete dhe dukej më i hapur ndaj Bashkimit Evropian.

Tre përfaqësuesit tjerë të partive opizitare, Vuk Jeremic nga Partia Popullore, Milosh Jovanoviq nga partia “Shpresa për Serbinë” dhe Boshko Obradoviq nga Lëvizja Serbe janë shprehur pro bashkëpunimin me bllokun i vendeve “BRICS”, ku marrin pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut .

Blloku u themelua si një grup joformal në vitin 2009 për t’iu ofruar një platformë anëtarëve të tij për ta sfiduar një rend botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimit. Krijimi i këtij blloku u iniciua nga Rusia. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ