Zgjedhjet në veri, Konjufca i prerë: Nuk shtyhen më!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Prill, 2023

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit nuk do të shtyhen. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e bëri të qartë se shtyrja e mëparshme e votimeve u krye në marrëveshje me ndërkombëtarët për shkak të situatës delikate në ato momente në zonat në fjalë.

Por pavarësisht sinjaleve për bojkotim të votimeve që mbërrijnë nga serbët në veri, autoritetet kosovare duken mjaft të vendosura për këtë çështje.

“Mendoj që shtyrja e dytë do të ishte e paarsyeshme. Së pari ajo çfarë duhet të bëjmë është që të sigurohemi se secili institucion po e kryen detyrën e vet sipas detyrimeve kushtetuese. E pastaj kur i marrim rezultatet zgjedhore, atëherë do të shihet dhe do të hyjmë në një etapë tjetër. Por këtë etapë nuk mund ta paragjykojmë para 23 prillit”, u shpreh Konjufca.

Kreu i legjislativit bëri thirrje për qetësi në veri, ku sipas tij, rreziku i destabilizimit të situatës mbetet i lartë.
“Tani kemi nevojë për qetësi dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në atë pjesë që të mos bien pre e veprimeve të cilat mendoj që dirigjohen, jo brenda Kosovës, por kryesisht në anën tjetër, pra nga Serbia…. Meqenëse edhe zgjedhjet po afrohen tash, pra pas dhjetë dite është data e zgjedhjeve, nuk janë të rastësishme të gjitha këto që po ndodhin, meqë është një tendencë e qartë që te destabilizohet ajo pjesë e vendit, përpara zgjedhjeve të 23 prillit.

Me qëllim që të delegjitimohet i gjithë procesi, që edhe në anën tjetër të krijohet përshtypja e rrejshme por me mjete të dhunshme që pa Listën Serbe edhe pa këto struktura nuk ka qetësi dhe paqe në pjesën e veriut të Kosovës”, u shpreh Konjufca.
Konjufca ua bëri të qartë më tej serbëve se pa pjesëmarrjen e partive politike të tyre në zgjedhjet e 23 prillit, nuk do të ketë formim të Asociacionit./TCH

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ