Zgjedhjet për Amerikën dhe botën! Pse votimi i sotëm ndikon jo vetëm në SHBA, por në mbarë globin

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2024

Frika nga mandati i dytë i Trumpit është rritur prej komenteve të tij në mbështetje të së djathtës ekstreme dhe shpërfillja për normat e qëndrueshme demokratike.

Republikani ka përdorur retorikë të ashpër kundër Kamala Harris dhe demokratëve të tjerë, duke i quajtur ata “djallëzorë” dhe ka sugjeruar veprime ushtarake kundër njerëzve që ai i quan “armiq të brendshëm”.

Harris nga ana tjetër ka vënë në dukje paralajmërimet e ish ndihmësve të Donald Trump, e ka quajtur atë “fashist” dhe e fajësoi për rrezikim të jetës së grave përmes emërimit të tre anëtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndihmuan në përmbysjen e ligjit, që e kishte bërë abortin të drejtë kushtetuese.

Në orët e fundit të fushatës, ajo u përpoq të përdorte një ton më pozitiv dhe kaloi të hënën gjithë ditën e fundit pa përmendur emrin e rivalit të saj republikan.

Gara presidenciale po ndiqet me vëmendje në mbarë botën, sepse rezultati i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Ukrainën, angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancave të saj globale dhe luftën kundër udhëheqësve autokratë të botës.

Kamala Harris është zotuar të vazhdojë mbështetjen për Kievin në luftën kundër Rusisë, e cila në vitin 2022 filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ish-Presidenti Trump ka kritikuar ashpër Ukrainën, ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin dhe ka sugjeruar se ai do ta inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët amerikanë të NATO-s, që nuk i përmbushin detyrimet financiare në fushën e mbrojtjes.
Përveç zgjedhjes së Presidentit, në këto zgjedhje po votohet edhe për Kongresin dhe nisma ligjore në shumë shtete për të drejtën e abortit.

Më shumë se 82 milionë njerëz votuan herët, duke arritur afër rekordit të vendosur gjatë pandemisë në 2020, kur Trump inkurajoi republikanët të votonin në ditën e zgjedhjeve. Këtë radhë, ai u kërkoi votuesve të tij që të votonin herët dhe një pjesë e madhe e tyre e bënë këtë./TCH

TË FUNDIT

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ESHS: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të lira pune

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË