Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

INA
INA

08/12/2023

Muhamer Pajaziti

Zgjedhjet po afrohen dhe partitë politike e kanë hapur thesin për qytetarët e dëshpëruar.

Sa afrohen zgjedhjet, politikanët shqiptarë mundohen të shkrihen për qytetarët e tyre. Ata janë të ndjeshëm dhe mendojnë se si të gjejnë mënyra për të na mundësuar ta kalojmë më lehtë këtë dimër me borë e shi.

Rreth 15 mijë denarë për pensionistët deri në muajin qershor, njëjtë edhe për rastet sociale.

Nuk kanë harruar edhe administratorët e shkretë që mezi e kalojnë muajin. Administratës do ja heqin njërën rrugë dhe do i mbajnë me shpresë për rritje rrogash.

Për studentët do të ketë bursa dhe ndimha tjera. Por mos u habisni kur në shitoren e kojshisë ta shihni se partia e ka paguar borxhin.
Mund të ndodhë që para shtëpisë suaj, pa e ditur fare të shkarkohet kamioni me dru.

Do të ketë edhe shpresë për vendime punë dhe gjithashtu avansime në punë të shtetit.

Opozita do të na premtoj inegrimin në Bashkimin Evropian, integrim që ka filluar më shumë se dy dekada më parë.

Do të shkojnë edhe Gjermani për ti bindur të rinjtë që punojnë në McDonalds dhe kompani tjera, të profesioneve të ndryshme.

Lloj lloj premtime do të ofrohen dhe tentavia për të na e blerë dëshpërimin në shkëmbim të lumturisë së përkohshme.

Pas zgjedhjeve do të zgjohemi në një realitet tjetër dhe të shohin një fytyrë dhe trup tjetër të politkanit të ftohtë si një “xhenaze”.

Do ta përjetojmë realitetin në terren ashtu sic është. Do të shkojmë tek bankomati për ta marrë rrogën që nuk zgjatë as tre ditë dhe do mbetemi me shpresë se do bëhet më mirë.

Por kjo formulë nuk do të zgjasë shumë. Maqedonia e Veriut nuk do të ketë progres derisa nuk investohet në dije, në vlera në meritokraci. Nuk do të ketë përparim derisa nuk ndalet vjedhja e shtëpisë së përbashkët për të gjithë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blerim shala

Kërcënimet e tërthorta të Serbisë për Kosovën

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

INFO

NA NDIQ