Zgjedhje me një “harxh” në pranverë, apo dyfish shpenzime

Picture of INA
INA

28/10/2023

Gjatë vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë do të shkojnë tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ri dhe shumicën e re parlamentare, njofton agjencia e lajmeve INA. Nëse shkohet sipas afateve, në mars duhet të fillojnë zgjedhjen për presidentin e shtetit, ndërsa në muajin korrik zgjedhjen parlamentare. Nëse i përfshijmë edhe fushatat zgjedhore, më shumë se gjysma e vitit do të jetë në fokusin e zgjedhjeve.
Në emër të kursimit të parave, partia opozitare maqedonase VMRO kërkon të dy palë zgjedhjet të mbahet në një datë dhe jo vec e vec.
“Zgjedhjet të mos jenë të ndara dhe të shpenzohen dhjetëra milionë euro të qytetarëve”, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Qeveria, nga ana tjetër, insiston që presidenti i shtetit dhe deputetët të kryejnë të gjithë mandatin.
“Zgjedhjet në këtë vend i shpall kryetari i Kuvendit në afatet e përcaktuara me ligj dhe mandatin e të zgjedhurve”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka ofruar data të mundshme për zgjedhjet. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të ishte më së shpejti më 14 mars, kështu që raundi i dytë do të mbahej pas dy javësh, nëse një president nuk zgjidhet në raundin e parë, gjë që nuk ka gjasa, të paktën sipas përvojës së kaluar.
Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen nga 5 maji deri më 15 korrik. Nëse ato mbahen më herët, do të konsiderohen të parakohshme dhe më pas do të zbatohen akte të tjera.
Xhaferi, si kryetar i institucionit që shpall zgjedhjet, thotë se partitë duhet të mendojnë për një grup punues për marrëveshje për zgjedhjet. Ai thotë se është përgjegjës vetëm për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta. (INA)

TË FUNDIT
4 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
4 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
5 orë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”
18 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
18 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

4 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
1 ditë
13 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia
1 ditë
Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut
22 orë
Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
21 orë
Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur
18 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur

faton hajrizi

Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

lope

Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ