Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Picture of INA
INA

25/03/2025

Bastisje të reja në disa lokacione në Koçan dhe Shkup. Janë sekuestruar gjësende që do të përdoren si prova në hetimin për zjarrin e tmerrshëm, ndërsa jozyrtarisht në stacion policor që nga mbrëmë ndodhen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov – Deki. Nga Prokuroria nuk e konfirmojnë këtë informacion, por thonë se dje dhe sot janë marrë në pyetje disa persona.

“Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera për të cilat është lëshuar urdhër për ekspertizë. Janë zhvilluar edhe intervista me individë që mund të kishin informacione të caktuara”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga Prokuroria thonë se për çdo arrestim të ri do të informojnë publikun, ndërsa MPB-ja konfirmoi aksionin për sigurimin e provave pa dhënë detaje të tjera. Nga prokuroria bëjnë me dije se do të jepet urdhër deri te Drejtoria e Policisë Financiare që edhe ata të ndërmarrin veprime në lidhje me punën materiale të disa personave juridikë, si dhe të personave të tjerë. Në hetimin për zjarrin ku humbën jetën 59 të rinj janë përfshirë deri më tani 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Në mesin e këtyre personave në paraburgim janë ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski, kryetari i Komunës së Koçanit në dorëheqje Ljupço Papazov, si dhe paraardhësit e tij Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev. Prapa grilave kanë përfunduar edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, si dhe ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiq. Grupi i prokurorëve nga dje është zgjeruar me 11 hetues, të cilët pritet të marrin në pyetje më shumë se 300 dëshmitarë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË