Zgjidhja e krizës, Milo: Amerikanët ndërhyjnë javës tjetër

0

Kreu i Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në emisionin e Top Talk tha se një ditë më parë është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer. Milo tha se nga java tjetër ndërkombëtarët do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit.

“Ndërkombëtarët kanë dashur që ngjarjet në Shqipëri, mbështetur edhe nga përvoja e hidhur e së kaluarës, të mos japin shanse të përsëritjes së krizave të thella politike dhe sociale në Shqipëri. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të rrinë duarkryq. Deri më tani ata kanë dërguar mesazhe të tilla për gjetjen e konsensusin.
Dje kam takuar Palmerin në Prishtinë dhe bisedova me atë për disa minuta. I shpreha shqetësimin për rolin që duhet të luajnë SHBA për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. I fola për dekretin e Presidentit. Ai pranoi që është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikur se palët duhet të ulen vetë. Po rrinë e po shikojnë pozicione të ngurtësuara. Ata deri më tani do të jenë monitorues të situatës deri në fund të javës dhe jo vetëm ata, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nga java tjetër do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. Ky është një dështim për politikën shqiptare”, tha Milo.