Zgjidhje për lejet e vozitjes, aktivizohet MPB dhe Parlamenti pas reagimeve të qytetarëve

Picture of Ina Online
Ina Online

12/02/2024

Prej sonte në mesnatë përpos pasaportave dhe letërnjoftimeve me emrin e vjetër të shtetit, nuk do vlejnë edhe patentat e shoferit.

Sipas Ligjit për Siguri në Trafik, nga data 13.02.2024 as për përdorim të brendshëm, e as të jashtëm nuk do të vlejnë edhe patentat e shoferit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se ka përgatitur ndryshimet ligjore dhe të njëjtat do t’i dërgojë në Qeveri në procedurë urgjente. Ai kërkon mbështetjen e të gjitha partive politike që këto ndryshime të ndodhin.

“Ka zgjidhje për problemin dhe është shumë e thjeshtë. Nëse ka vullnet politik brenda një dite do të zgjidhen vuajtjet e njerëzve. Kemi Propozim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit të qytetarëve, ja ky është, gati, është gati dhe tjetri. Madje këtë e kam nënshkruar. Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Ka zgjidhje për një ditë, vetëm duhet të kenë vullnet politik. Dhe mos e mashtroni publikun se do të shkelnim marrëveshje. Sipas logjikës së tyre, të mjekut dhe jo juridike, marrëveshja tashmë është shkelur. Por ne nuk e shkelim marrëveshjen në ndryshimet e propozuara. Këtu themi “në kuadër të kushteve teknikisht funksionale dhe të mundshme objektive që duhet ta harmonizojmë sipas asaj që është e mundur dhe reale”, theksoi sot ministri Toshkovski.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski në koordinimin e rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare ka kërkuar që të merren masa urgjente për problemin e shkaktuar me patentat e shoferit me emrin e vjetër të shtetit.

Ai ka kërkuar nga koordinatorët që të njoftojnë deputetët për mundësinë e caktimit të seancës urgjente që ditën e sotme, me qëllim të tejkalimit të këtij problemi.(INA)

TË FUNDIT

Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Pesë orë takim mes ShBA-së dhe Ukrainës në Riad, Zelensky: Puna e delegacioneve vazhdon

Livia për Eglin: Po luan me informacione nga jashtë…

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës – zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze (VIDEO)

Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Kapiteni Rrahmani: Fitore historike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË