Zhan Mitrev: Gjysma e pacientëve nuk i mbijetuan hemofiltrimit

Zhan Mitrev doli para mediave pesë muaj pas “bombës atomike mediatike” siç e quan ai skandalin me metodën e hemo-flitrimit të pacientëve të sëmurë nga kovid 19, të cilët u trajtuan në Klinikën e tij gjatë viteve 2020-2022.

Mitrev hodhi poshtë akuzat duke thënë se mbi gjysma e pacientëve, të cilët iu kanë nënshtruar terapisë së hemofiltrimit nga 3,000 mijë euro, shpëtuan.

“Kemi informacione te sakta, mendoj se mbi 50% kanë mbijetuar vetëm ata pacientë që iu është bërë hemo-filtrimi. Ata ishin pacientët me gjendjen më të rënduar shëndetësore. Nga 1,738 pacientë që janë trajtuar nga kovid-19, vetëm 625 janë vënë në hemo-filtrim. Do të thotë, assesi, nuk mban teza që ne me hemo-filtrim kemi bërë të ashtuquajturën ‘biznes’ dhe i kemi shtyrë njerëzit tu bëjmë pastrimin e gjakut. Kjo ishte një shans më tepër për të mbijetuar, përndryshe ata pacientë 100% do ishin të vdekur”, tha Zhan Mitrev, Doktor.