“Zhan Mitrev”: Refuzimi i ankesës për zhbllokimin e llogarive konfirmon procesin e udhëzuar qëllimisht dhe sulmin e organizuar ndaj klinikës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Fakti që Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup e refuzoi ankesën për zhbllokimin e llogarive është një parandalim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i punës së Klinikës Zhan Mitrev dhe realizim i mëtejshëm i synimit për ta sjellë Klinikën në pozitë krize të paqëndrueshme dhe të pengojnë punën e interesat publik që klinika ka si organizatë shëndetësore dhe për këtë të mos mbahet as përgjegjësia më e vogël, thuhet në reagimin e Klininkës “Zhan Mitrev”.

“Pikërisht për shkak të interesit publik për pacientët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes të lartë mjekësor, është kërkuar zhbllokimi i llogarisë në mënyrë që klinika të funksionojë pa presionin e detyrimeve të përditshme ndaj bankave dhe furnizuesve.

Refuzimi i kërkesës për zhbllokimin e llogarisë flet për një sulm të organizuar dhe një proces të udhëzuar sistematikisht ndaj klinikës dhe doktor Mitrev me akuzë të pabazë. Në procedurën kundër kardiokirurgut më të lartë maqedonas dhe Klinikës “Zhan Mitrev”, e cila është e përkushtuar për shpëtimin e jetëve, nuk ekziston prezumimi i pafajësisë, por proces i organizuar dhe i udhëzuar sistematikisht.

Shpresojmë që në fokusin e të gjithë atyre që janë të angazhuar për monitorimin e sistemit tonë të drejtësisë do ti vij rradha edhe interest të lartë publik, i cili ka të bëj me pamundësinë e ndërtimit të proceseve gjyqësore për të shkatërruar ekspertët dhe personat juridikë të suksesshëm.

Megjithatë, pavarësisht llogarive të bllokuara, Klinika “Zhan Mitrev” punon çdo ditë, kryen procedura komplekse kirurgjikale dhe shpëton jetën e qytetarëve tanë”, thonë nga Klinika “Zhan Mitrev”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

INFO

NA NDIQ