“Zhbllokimi i vetos bullgare?”, Zykaj: Deklarata e ministrit francez befasuese, çfarë flitet për rrezikun rus në Ballkan

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/03/2022

Ministri francez për çështjet Europiane, Clement Beaune ka deklaruar se ka sinjale pozitive mbi diskutimet lidhur me çështjet bilaterale që janë diskutuar dhe po diskutohen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gazetarja Erisa Zykaj në “Radarin Informativ” në Abc ka deklaruar se Beaune i është përgjigjur pyetjes së ABC lidhur me anonçimin e bërë dje në Parlamentin Europian nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sipas të cilit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje, që do të zhbllokonte ngërçin e krijuar për shkak të çështjeve bilaterale në nivelin historik, kulturor dhe gjyhësor. Duke e konsideruar deklaratën e ministrit fraznez befasuese Zykaj tha se “surpriza ishte konfirmimi, dhe së dyti vetë ministri tha se nëse do të kemi një përpjekje të këtyre në disa javë atëherë i takon Presidencës franceze për të nisur procesin për hapjen e negociatave”.

“Kjo ka lidhje me deklaratën e djeshme që ministri Osmani bëri në PE sepse ai e dha i pari lajmin që sipas tij Bullgaria dhe Maqedonia është shumë afër për gjetjen e një marrëveshjeje bilaterale që kanë mbajtur të bllokuar edhe Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë. E kam pyetur ministrin francez ai ka dhënë një deklaratë befasuese, pasi askush nuk e priste. Ministri më konfirmoi sinjalet pozitive që vijnë nga Bullgaria dhe Maqedonia e veriut. Surpriza ishte konfirmimi, dhe së dyti vetë ministri tha se nëse do të kemi një përpjekje të këtyre në disa javë atëherë i takon Presidencës franceze për të nisur procesin për hapjen e negociatave”.

Nëse zgjidhet çështja bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, a hapen negociatat automatikisht për Shqipërinë?

“Kjo është e nënkuptuar sepse ai ka përmendur Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai ka folur për fillimin e negociatave për të dyja vendet, nuk ka përjashtuar në asnjë moment Shqipërinë”, tha Zykaj në Radar.

Gazetarja e Abc përmes një lidhje nga Brukseli ka folur edhe për rrezikun rus në Ballkan.

“Rreziku është aktual dhe ka të bëjë drejtpërdrejtë me agresionin rus në Ukrainë. Eurodeputetët holandezë kanë qenë të parët që kanë thënë të mos i japim asnjë shans Rusisë të rrisë influencën e saj në Ballkanin Perëndimor.

Një tjetër eurodeputet ka thënë që të gjithë ata që kanë folur për anëtarësimin e Ukrainës, prova e parë do të ishte hapja që nesër e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në këtë vijë kanë qenë edhe eurodeputetët e tjerë, që kanë thënë se kushtet janë plotësuar nga të dyja palët dhe nuk ka pse të mbahet më peng”, tha Zykaj./abcnews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ