Zhbogar: Ju i keni kryer detyrat, ne e prolonguam procesin

0

Përmbushët gjithçka që u kërkua nga ju, e plotësuat pjesën tuaj. Por në Bashkimin Evropian vendimet për këto çështje sillen unanimisht, ndërkaq për fat të keq ne sërish e prolonguam këtë çështje. E kuptojmë zhgënjimin e qytetarëve dhe të politikanëve nga vendimi i Këshillit të Evropës në Bruksel, por mbetemi të përkushtuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Këtë në intervistë për MIA e thotë euroambasadori në vend, Samuel Zhbogar, duke pranuar se duhet të bëhen reforma edhe në vetë procesin e sjelljes së vendimeve brenda në BE.
Nënvizon se zgjerimi i BE-së drejt rajonit mbetet prioritet i tyre strategjik, dhe kjo nuk është ndryshuar.
Në pyetjen nëse në maj në Samitin në Zagreb pret që vendi të marrë datë, thotë se tani BE-ja duhet të përmbahet nga premtimet.
“Duhet të përmbahemi nga premtimet, sepse premtuar në qershor të vitit të kaluar dhe në qershor të vitit 2019 dhe tani në tetor, dhe tani është më mirë të përmbahemi nga dhënia e premtimit për data, por prandaj duhet të fokusohemi në ndryshimet e vërteta”, porositi Zhbogar.
Lidhur me atë nëse do të përforcohet ndikimi politik rus dhe ndikimi ekonomik kinez në rajon pas “jo”-së franceze për Maqedoninë e Veriut, Zhbogar për MIA thotë se në BE nuk kanë asgjë kundër që vendet të kenë marrëdhënie të mira me vende të tjera.
“Nuk jemi kundër që vendet të kenë marrëdhënie të mira me Federatën ruse, si dhe marrëdhënie ekonomike me Kinën. Kjo u mbetet vetë vendeve të vlerësojnë se çfarë përfitimesh marrin nga kjo. Jemi të bindur, ndërkaq që edhe morëm konfirmim mbrëmë nga liderët e të gjitha partive politike se ata të ardhmen e vendit e shohin në BE dhe se do të bëjnë gjithçka për ta përshpejtuar procesin”, potencoi Zhbogar.