Zhdëpi në dru bashkëshorten, kapet 41 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se është arrestuar një 41 vjeçar i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu janë arrestuar dy drejtues mjetesh. U arrestua A. H., pasi ditën e djeshme në bulevardin Blu në Kamzë, aksidentoi këmbësorin shtetasin E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

A. L., 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.