Zhduket djali i artistes nga Maqedonia, policia gjermane në kërkim (FOTO)

Djali i aktores maqedonase Elizabeta Kochovska e cila jeton dhe punon në Gjermani është zhdukur. Policia gjermane është në kërkim të informatave.

Policia e Kölnit është në kërkim të 16-vjeçarit Gabriel E. nga Zollstocku i Gjermanisë. Djaloshi ri është zhdukur nga mesdita e së martës (2 janar). Policia kërkon informata nga dëshmitarë, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Djaloshi e ka lëshuar banesën e prindërve rreth orës 14.00 dhe që atëherë nuk është parë më. Kërkimi i deritanishëm me ç`rast është mobilizuar edhe një qen policor, ka qenë i pasuksesshëm. Nuk përjashtohet mundësia për rrezik të vetvrasjes.

I zhdukuri është 1,75 metra i gjatë, me flokë të shkurtër, bjonde të errëta dhe mban një palë syze. Në kohën që është zhdukur, ai ka pasur të veshur një xhaketë me kaçketë ngjyrë blu, pantallona ngjyrë gri, këpucë ngjyrë kafe dhe doreza të zeza.

Informatat mund të jepen në Komisariatin gjerman 62, të policisë së Kölnit apo edhe të kontaktohet numri emergjent kujdestar 110. (Shtegu.com)