Zhegrova ka refuzuar dy ekipe të Seria A, për të qëndruar te Baseli

INA
INA

28/12/2023

Edon Zhegrova ka treguar se si e kishte refuzuar Napolin dhe Atalantan për të mbetur te skuadra e Baselit, shumë vite më parë. Sulmuesi i tanishëm i Lille tha se atëherë kur Napoli dhe Atalanta bënë ofertë për të, s’kishte qenë momenti t’i bashkohej njërës apo tjetrës.

“Kemi qenë në një restaurant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri, ki ofertë prej Napolit dhe Atalantas. I kam pas dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk dua të shkoj në Napoli e Atalanta. Edhe më kanë shikuar këta dy të befasuar. Menaxheri më tha që nuk më ka ndodh asnjëherë që lojtari t’i refuzoj dy ekipe të mëdha. Nuk e ndjeva që është momenti i duhur që të shkoja”, ka thënë Zhegrova në Podcastin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka shkëlqyer këtë sezon me Lille në Ligue 1. Ai është dribluesi më i mirë në kampionat, duke lënë prapa yjet si Mbappe e Dembele./Lajmi.net/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kristian shpendi

Shqiptari që po e çon peshë Italinë

zidane-1-600x360

Zidane, i gatshëm të marrë menjëherë drejtimin e gjigantit evropian

champions-logo

Champions League/ Mbrëmjen e sotme përballja e madhe mes Inter dhe Atletico Madrid

de jong

PSG me ofertë zyrtare për De Jong, por po konsiderohet e ulët për Barcelonën

hazardd-1

Messi apo Ronaldo? Eden Hazard “përcakton” më të mirin e historisë së futbollit

Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

VIDEO/ Dyshja shqiptare shkëlqen te Beshiktashi, mundin Konjasporin e Cikaleshit dhe Et’hemi

jasir asani

Asani do të vazhdojë në Korenë e Jugut, nuk gjeti angazhim në Evropë

brehme breme

Futbolli gjerman në zi! Pas Beckenbauer, ndërron jetë edhe legjenda Andreas Brehme

mbape real

Firmosi për 5 vite me Realin dhe njoftoi largimin nga PSG-ja, Mbappe bëhet madrilen

INFO

NA NDIQ