Zhelinë/ Sejdiu ka penguar prerjen e druve nga një kompani private: Dëmtim brutal i natyrës

INA
INA

04/12/2023

Nën dyshimet për shkelje të lejes së dhënë nga Pyjet e Maqedonisë dhe dëmtimit masiv të natyrës nga një kompani private, kreu i komunës së Zhelinës, i ka ndaluar prerjen e pishave dhe siç thotë shkatërrimin e natyrës, shkruan Alsat.

Sipas Kreut të komunës së Zhelinës, Pyjet e Maqedonisë aspak nuk duhet të japin leje për prerje të pishave.

“Vendimi me të cilën, drejtoria e Pyjeve të Maqedonisë lejon prerjen e këtyre drunjve të çmuar, për ne paraqet vendim kundër ruajtjes së ambientit dhe dëmtimit brutal të natyrës, dhe ky vendim për ne është dhe do të jetë i papranueshëm. Konstatojmë se, nuk do të lejojmë në asnjë moment, që edhe më tej të priten drunjtë e pishave, të cilat janë shumë të rrallë dhe me dekada të rritura, dhe të cilët na pastrojnë ajrin tonë dhe vrasin mikroorganizmat e dëmshëm. Andaj, kur bëhet fjalë për shëndetin tonë nuk njohim asnjë vendim e asnjë autoritet, qoftë privat apo shtetëror dhe si rrjedhojë nuk e njohim as këtë Kontratë. Sot, me makineritë e komunës kemi bllokuar rrugën e cila të çon deri tek vendi i ngjarjes, dhe këtë vend prej ditës së djeshme e diel, do të patrullohet nga inspektorët e komunës së Zhelinës në çdo moment”, tha Blerim Sejdiu, Kryetar i komunës së Zhelinës.

Nga Pyjet e Maqedonisë ndërkaq hedhin poshtë pretendimet e kreut të Zhelinës. Nga kjo ndërmarrje thonë se kompania që ka fituar tenderin respekton të gjitha rregullat e parashikuara në kontratë.

“Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu si duket nuk ka kohë të merret me punët e komunës që drejton, por bën politikë ditore dhe tenton të bëj madje edhe punët e pyjeve nacionale. Ia bëjmë me dije kreut të komunës së Zhelinës, që të mos merret me politikë ditore dhe nxitje të banorëve për të defokusuar ata që ti mbaj larg dështimeve të veta, dhe mos realizimit të punëve që premtoi, duke hedhur fajin tjerëve. Firma që ka fituar tenderin për prerje të druve, është duke respektuar gjitha normat, e në rast të shkeljes së tyre, gjithsesi se inspektorati dhe policia pyjore do marrin masat e rrepta të duhura”, ka thënë Safet Miftari, drejtor i Pyjeve të Maqedonisë. Nga dje është mbyllur rruga nëpër të cilën kompania që bën prerjen e druve ka vendosur makineritë e tyre. / Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Fetai

Fetai: ASH-ja është e Taravarit – Ziadin Sela, patericë e Ali Ahmetit

IMG_9420

Ilire Dauti : Ziadin Sela nuk i bëri shqiptarët kokra në numratoret e huaja!

Admirim Aliti

Admirim Aliti: Drejtësia e vonuar është padrejtësi, BDI vulos diskriminimin ndaj shqiptarëve

IMG_9419

UT-ja çmim për Talat Xhaferin, Ziberi: Mos të keqpërdoret UT-ja në periudhë parazgjedhore

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ