Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov vlerësoi takimin me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si shumë pozitiv, duke theksuar se diskutimet u fokusuan në vlerat evropiane dhe të drejtat e njeriut.
“Qëndrimi i Bullgarisë është i qartë: Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Patëm një bisedë shumë të mirë, në të cilën folëm për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane. Theksuam se gjuha e përfaqësuesve zyrtarë të vendeve duhet të nxisë miqësi dhe jo urrejtje. Do të përdor një analogji: qëllimi i miqve tanë nga Maqedonia e Veriut nuk është të pushtojnë Babiloninë, por të hyjnë në Bashkimin Evropian, duke përmbushur kriteret e anëtarësimit,” tha Zheljazkov për mediat bullgare.