Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

INA
INA

04/12/2023

Është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës trupi i pajetë i Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht të mërkurën në Prishtinë.

Ajo do të rivarroset në fshatin e saj të lindjes, Rracaj. Rivarrimi do të bëhet në orën 14:00.

Ndërkohë, janë zbardhur detaje të reja nga krimi monstruoz. Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën e organizuan vrasjen e Liridona Ademajt për qëllimë të ulëta.

Naimi, bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët, po darkonin në një restorant në Graçanicë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vetë i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

INFO

NA NDIQ