Zhvendosja e bibliotekës së Tetovës / Të punësuarit refuzojnë, ministrja thotë se kushtet janë më të mira

Picture of INA
INA

12/09/2023

Biblioteke e Tetovës “Koço Racin”, me një vendim të marrë nga Qeveria, duhet të zhvendoset në hapësirat ngjitur. Të punësuarit janë kundër dhe nuk duan ta respektojnë vendimin. Këtë e thotë i punësuari Mahi Mutezani, duke shtuar se hapësirat e reja janë të pa përshtatshme dhe nuk i plotësojnë standardet për bibliotekë.

“Përmes telefonit dje janë lajmëruar në bibliotekë që të formojmë komision dhe të fillojnë përgatitjet për realizimin e transferimit të bibliotekës dhe tonit si punonjës që të transferohemi atje. Aty ka katër klasë nuk është bërë ndonjë intervenim aty si u morëm vesh nga ministria në fillim më e keqja aty nuk ka as banjë as tualet që duhet ta shfrytëzojnë punëtorët, aty ka një korridor që shkon në kat të dytë, dhe është problem se gjithë ky fond ne kemi 90 mijë libra dhe gjithë ky fond nuk ka gjasa të futet aty”, tha Mahi Murtezani, i punësuar në biblotekë.

Nga Shtëpinë e kulturës në Tetovë thonë se vendimi është i Qeverisë dhe se ata nuk kanë asgjë në dorë për të vendosur ndryshe.

“Me vendim të Qeverisë në të cilët gjendet Biblioteka e Tetovës janë marrë dhe janë dhënë subjekteve të treta, që do të thotë se Qendra për Kulturë nuk mund të ndërmarrë diçka në lidhje me dislokimin e bibliotekës. Qendra e Kulturës nuk ka asnjë të drejtë për hapësirat në fjalë”, tha Vullnet Fejzullahu, jurist i Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Ministria e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, hedh poshtë pretendimet se hapësirat e reja janë me kushte më të këqija. Sipas saj funksionimi i bibliotekës nuk është në asnjë lloj rreziku.

“Deri tek unë nuk ka arritur asnjë reagim, as nga të punësuarit as nga drejtoresha, përkundrazi, kjo është bërë me pajtimin e tyre, se ata nuk do të funksionojnë si deri më tani dhe do të doja të theksoj se kur të zhvendosen në 460 metrat katrorë, në institucionin e njëjtë ku janë, aty do të bëhen rinovimet e reja të cilat, që nëse ka nevojë, hapësirat të adaptohen. Kjo do të bëhet me shpejtësi të madhe që të mos rrezikohet funksionimi i bibliotekës”, sqaroi Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës.

Ministrja e Kulturës rikujton se kjo nuk është zgjidhja përfundimtare për bibliotekën, sepse ajo do të vendoset në objektin e ri që ende është në ndërtim, e që sipas Stojçevskës, pritet të përfundojë në vitin 2027. Në të njëjtin objekt do të jetë edhe Teatri i Tetovës.

TË FUNDIT

Inaugurimi i Trump – bileta deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha

Xumi debat të fortë me Gjestin, i përmend Xhenetën: Ta mori Edi

Sondazhi i ri: Ja sa për qind do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje

Ngjela: Ja pse viti 2025 do të jetë i rëndësishëm për shqiptarët

Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar nË ueb-faqet dhe aplikacionet shtetërore

Kallëzim penal kundër një personi nga Dibra, ka vjedhur rrymë elektrike tek fqinjët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË