Zhvilluesit kryesorë të Ethereum në favor të një algoritmit të ri më rezistent ndaj ASIC

0

ASIC është një harduer gërmimi për monedhat kriptografike i cili përdor çipe specifike për të gërmuar me efikasitet të lartë kriptomonedha bazuar në një algoritëm specifik.
Zhvilluesit kryesorë të Ethereum në favor të një algoritmit të ri më rezistent ndaj ASIC
Zhvilluesit kryesorë të Ethereum kanë arritur një konsensus për të implementuar një algoritëm të ri (proof-of-work) i cili do të rrisë efikasitetin e gërmimit të monedhave kriptografike përmes kartave grafike.

Zhvillimi i ri u diskutua në një takim më 4 Janar.

Gjatë takimit, zhvilluesi Hudson Jameson tha lidhur me ndryshimet e reja kishte hasur shumë pak kundërshti lidhur me implementimin e algoritmit i cili aktualisht është testuar vetëm në testnetin “Gangnam.”

Testnet është një version i simuluar i rrjetit ku zhvilluesit mund të testojnë ndryshimi pa paguar tarifa për ekzekutimin e tyre.

ASIC është një harduer gërmimi për monedhat kriptografike i cili përdor çipe specifike për të gërmuar me efikasitet të lartë kriptomonedha bazuar në një algoritëm specifik.

Nga ana tjetër kartat grafike janë më pak të specializuara dhe kanë vështirësi të konkurrojnë me ASIC në rrjet.


Dy zhvillues nga ekipi ProPow treguan zhvillimet e tyre të fundit me algoritmin i cili jo vetëm e bën pak më të vështirë për gërmuesit ASIC por gjithashtu stabilizon “hashrate.”

Hulumtuesi i sigurisë Martin Holst Swende tha se ProPow është më rezistente jo vetëm ndaj ASIC por edhe disa akseleratorëve të veçantë të cilët mund të përdoren për kartat grafike.

Ai tha gjithashtu se algoritmi aktual i Ethereum ka probleme të cilat po adresohen dhe sa më parë të kalojë në ProgPow aq më mirë.

Pasi të evoluojë në protokollin hibrid Pos-Pew Casper, Ethereum pritet të kalojë në fund në PoS Casper V2.

Takimi i zhvilluesve vjen pak ditë përpara përditësimin madhor “Constandinople” të Ethereum.

Zhvilluesit dëshironin lançimin e ProgPow përpara përditësimit megjithatë ka mbetur për tu diskutuar në takimin e radhës më 18 Janar.
Bashkëthemeluesi Vitalik Buterin së fundi postoi komente në lidhje me të ardhmen e blockchaineve me PoS (proof-of-stake) duke thënë se mund të jenë mijëra herë më efikasë sesa rrjetet ekzistuese. /PCWorld Albanian