Ziadin Sela: Dibra eshtë e madhe madhe sepse i ka dal zot shqiptarisë! Votoni Arben Agollin, votoni Blerim Rekën!

0

Kryetari i ASH-se, Ziadin Sela sonte nga Dibra, në një tubim madhështor përmbyllës u bëri thirje dibranëve që të votohet Arben Agolli. Ai tha se Agolli si mjek e ka dëshmuar profesionin e tij, tani do kujdeset dhe do shëroj Dibrën.

‘E nderuara nënë Zinete, ti me siguri je krenare që ke rritur një djalë si Arben Agolli, një djalë që me devotshmëri i ka shërbyer dibranëve. Është kujdesur për Dibrën si mjek shumë i devotshëm dhe i sukseshëm. Natyrisht ti nënë do jesh më shumë krenare se Arbeni do vazhdojë të kujdeset për fëmijët dibran, do ta shëroj qytetin dibran. E nisa me mirmbrëma Dibër, s’kam harruar që Dibra është e madhe, nuk është si hapësir e madhe, nuk ka shumë banorë, nuk ka shumë shtëpija. Shpeshë herë pyesin pse i thuan e madhe? Të madhe e kanë bërë veprimet e veta që kanë bë historikisht shqiptarët. Dibra ka qenë e madhe sepse nga ajo kanë dalur figura historike, sepse ka ditur ti del zot shqiptarisë.’

Lideri i Aleancës për Shqiptarët i ftoi Dibranët që me 21 Prill të votohet Arben Agolli: ‘ Dibër e madhe, dibran të vegjël e të mëdhenj, mos harroni se me 21 Prill sytë e gjithë shqiptarëve janë nga ju. Prandaj Dibër ju votoni me 21 Prill, rrethonu numrin 2, votoni Arben Agollin’