Ziadin Sela nënshkruan kërkesat e iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i është përgjigjur pozitivisht iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” duke nënshkruar deklaratën: “ Pëkushtimet për Kodrën e Diellit” edhe në ëmër të koalicionit “Tash është koha”. Kjo deklaratë ka të bëjë me zhvillimin e Kodrës së Diellit.

Ndër kërkesat e paraqitura të OJQ “Ta shpetojmë Kodrën e Diellit ishte edhe:

Heqja e kompetencave nga Elem Tours dhe kompetencat t’i kalojnë Komunës së Teovës.

Si kërkesa afatshkurte ishin:

-Analiza e menaxhimit joprofesional dhe joefektiv të deritanishëm me Kodrën e Diellit.

-Investime në Infrastrukturën rrugore, qendrën rekreative dhe lagjen e vilave.

-Prishja e ndërtimeve pa leje dhe sjellja e planit detal urban.

Kërkesat afatgjate:

-Krijimi i mundësive për dhënien e Qendrës Turistike investitorëve privat.

-Ndërtimi i Teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit.

-Instalimi i sistemit për borë artificiale.

– Zgjerimi i qendrës turistike drejt tereneve – Veri (drejt Jellakut) si dhe në drejtim të pjesës mbi bjeshkën e Bogovinës.

– Përfshirja e sektorit civil në proceset vendim marrëse që e përcaktojnë fatin e Kodrës së Diellit.

Këto ishin pikat e deklaratës së nënshkruar nga z. Ziadin Sela në emër të koalicionit ASH-AAA, duke e njoftuar udhëheqësin e OJQ “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” z. Hamdi Sulemani se pjesa më e madhe e pikave të lartëpërmendura janë pjesë e Programit tonë politik “Shtet për të gjithë”, për qeverisjen e ardhshme të koalicionit ASH-AAA.

Kryetari Ziadin Sela është zotuar për angazhim maksimal të tijin dhe të koalicionit për zgjedhjen e kësaj problematike duke e bërë në qeverisjen e ardhme Kodrën e Diellit një qendër moderene turistike me çrast do të hapej një mundësi edhe zhvillimore, turistike dhe ekonomike për banorët e fshatrave të malësisë së Tetovës.

Gepostet von Flakron Bexheti am Freitag, 10. Juli 2020