Ziadin Sela: nuk i ka hije Kërçovës së Nefail Zajazit që të votojë komunistë (VIDEO)

0

Koalicioni ,,Tash është koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sonte kanë qëndruar në Kërçovë të shoqëruar nga bartësi i listës për zonën 5 Surja Rashidi dhe Kandidati nga Kërçova Remzi Mehmedi.

Ziadin Sela ka folur për ofertën politike të koalicionit Aleanca dhe Alternativa si dhe për programin dhe masat që parasheh ky program. Ziadin Sela ka thënë:

“Ne nuk kemi ardhur asnjëher në Kërçovë për të ndarë shqiptarët, ne këtu çdoher kemi ardhur me mesazhin për të bashkuar shqiptarët, si në zgjedhjet komunale po ashtu edhe në ato Presidenciale”, theksoi Sela.

Ai shtoi se kësaj treve nuk i ka hije të votoje komunistë dhe bijë komunistësh.

“Të nderuar Kërçovarë, nuk i ka hije Kërçovës së Nefail Zajazit që të votojë komunistë dhe bijë komunistësh, prandaj ju bëj thirrje të mbështetni Remziun sepse është i juaji, është Kërçovarë me taban, e jo si ato tjerët që ju ofrojnë një person që nuk dihet kënd përfaqëson”, ka deklaruar Sela nga tubimi i Koalicionit,,tash është koha” në Kërçovë. (INA)

Tash është Koha #përKërçovën

Tash është Koha #përKërçovën

Gepostet von Aleanca për Shqiptarët am Mittwoch, 8. Juli 2020