Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një konferencë për mediat prezantoi kryetarët e sapozgjedhur të degëve të kësaj partie.
Sipas Selës, me ndryshimet statutare në Kongresin e fundit partiak, zbatohet një model i ri i zgjedhjes së kryetarëve të degëve, përmes një konkursi dhe intervista me kandidatët.
Janë mbajtur diku rreth 18 Kuvende degësh të partisë dhe janë zgjedhur këto Kryetar të Degëve të ASH-së:
Lulzim Nasufi – Strugë, Ilirijan Fetahu – Dibër, Genc Selmani – Kërçovë, Gazmend Abdija – Gostivar, Zuharat Demiri – Vrapcisht, Safet Miftari – Bogovinë, idriz idrizi Bervenicë, Denis Aliti – Zheline, Tahir Tahiri – Tearce, Abush Islami – Tetovë, Muhsin Arifi – Saraj, Sevdair Aziri Shuto Orizare, Izair Memedi – Butel, Skender Isufi – Haraçine, Adnan Alija Gazibabë, Zudi Koka – Cair, Arsim Hasani -Kumanovë, Jeton Shaqiri – Likovë.