Ziadin Sela: Qeveria e re me legjimitet të harxhuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Janar, 2022

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në fjalimin e tij në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re theksoi se Qeveria që po propozohet ka legjimitetin e humbur dhe se këtu bëjnë pjesë të gjithëa subjektet që e bëjnë ate.

“Qeveria e cila po propozohet sonte e ka humbur legjitimitetin dhe legjimiteti i mandatarit humbet nga shumë elementë: ai nuk ka dal në zgjedhje dhe të kërkoj mandat nga qytetarët dhe si i tillë nuk ka obligim ndaj tyre. Ai që e nxiti debatin është kryeministri që iku dhe që dha dorëheqje. Ne si opozitë e kemi të drejtën që tju themi se ky mandatar nuk ka legjitimitet politik”, theksoi Sela, përcjell INA.

Sipas tij, është edhe BDI si aktor tjetër që e bën këtë Qeveri.

“Po ashtu edhe si LSDM përmes veprimeve të pamatura të lideri të saj të deridjeshëm e rrënoi legjimiteti. BDI nuk mund të thirret në legjimitet që ngaështë mjet I harxhueshëm. Erdhën tek qytetarët kërkuan votën në emër të vetëm një premtimi, dhe ky premtim ishte kryeministri i parë shqiptar dhe ky është premtim që nuk mund të pritet që në mandat 4 vjecar të realizohet. Ose bëhet në momentin që mbahet seanca për krijimin e Qeverisë, ose nuk bëhet aspak. Vazhdojmë akoma cuditërisht të dëgjojmë debate në Parlament që 100 ditëshin e fundit, jo po ditën e fundit do të bëhet kryeministri shqiptar. Pa dashur të hyjë në temën se cilat janë nevojat të cilat i kanë realisht votuesit që i kanë sjellë këtu këto përfaqësues të tyre. Unë përsëri ju them e keni të harxhuar legjimitetin që ju kanë dhënë qytetarët. Sot është hera e dytë që e digjni dhe si të tillë e keni të humbur legjimitetin politik”, tha kreu i ASH-së.

Sipas tij, aktori i tretë është Alternativa. “Alternativa që bashkë me ne doli dhe mori mandat për të sjellë ndryshimin dhe për ti dhënë fund monizmit politik 20 vjecar në shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe si e tillë nuk ka fijen e legjimitetit që ta mbaj në këmbë dhe akoma në pushtet politik BDI”, theksoi kreu i Aleancës.

Ai kritikoi edhe programin e kësaj qeverie, duke alarmuar se nga vendi ka shpërngulje masive, sidomos nga kjo qeverisje e keqe.

“Nëse flasim për programin dhe rrahjet e gjoksit për të arriturat e mëdha, sidomos ju të BDI-së , mos harroni se jeni 20 vjet në pushtet. Shumë bukur e keni përshkruar në program një pikë që spitalet do ti shndërrojmë në shtëpi pleqsh. Po e vërtetë se ju shtëpitë tona i keni shndërru në shtëpi pleqsh, shkollat e boshatisura, sepse shpërngulja është aq e madhe sa që këtu do ti shihni dhe do ti numëroni rezultatet e qeverisjes suaj.”, theksoi Sela.

Ai paralajmëroi deputetët se nëse votojnë për qeverinë e Kovaçevskit do të votojnë edhe projektin “Ballkani i Hapur”, i cili, siç tha ai, e lë mënjanë Kosovën. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Screenshot_2023-09-22-22-29-57-752-edit_com.android.chrome

Driton Kuka: Me zjarr, ujë dhe me xhudon e Kosovës s’ka lojë

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

INFO

NA NDIQ