Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Picture of Ina Online
Ina Online

26/06/2025

Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën: “I pafytyrë, i paturp, i pakurriz…”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj Frontit opozitar VLEN, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kategorizimin e qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, duke e konsideruar të padrejtë përjashtimin e mërgatës nga përfaqësimi dhe llogaritjet zyrtare.

Sela ka akuzuar përfaqësuesit e VLEN-it se, sapo kanë marrë poste në Qeveri, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh që shkojnë në dëm të interesave të shqiptarëve në përgjithësi dhe të mërgatës në veçanti:

“Të marrish një post qeveritar, e menjëherë më pas:
– Të parin vendim që sjell është ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve nga 29% në 24%, duke hequr popullatën jorezidente nga përllogaritja…
– Të heqësh nga ndarja e kreditit hungarez popullatën jorezidente shqiptare edhe pse janë taksapagues dhe të barabartë në kthimin e këtij krediti…
– Akoma të kesh në procedurë parlamentare propozim-ligj për pushtetin lokal, ku synohet të ulen numrat e këshilltarëve nëpër këshillat komunale, bazuar në po të njëjtën logjikë të heqjes së popullatës jorezidente nga përllogaritja…
– Ta votosh në të gjitha fazat ligjin vetëm sepse kështu ka urdhëruar padroni, në ndërkohë që vetëm opozita shqiptare e ka bllokuar për shkak të Badinterit…
– Të vraposh sot të marrësh merita kur, pikërisht me iniciativë të opozitës shqiptare, kategorizimi në rezident dhe jorezident u rrëzua nga Kushtetuesja – dhe ta fajësosh përsëri opozitën – duhet të jesh me shumë PA!”

Në fund, Sela e përmbyll reagimin e tij me një ton të ashpër e ironik:

“I pafytyrë, i paturp, i pakurriz e me radhë e teposhtë i PA…
P.S. Ore ç’rracë politikanësh janë këta!?”

Ky reagim pason vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që e konsideroi të papranueshëm përjashtimin e popullatës jorezidente nga llogaritjet zyrtare.(INA)

TË FUNDIT

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

VLEN: 96% maqedonas, vetëm 4% shqiptarë, kjo është trashëgimia turpëruese e BDI-së në Filharmoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË