Ziadin Sela ka uruar të bijën për ditëlindjen e saj. Ai madje ka vallëzuar me vajzën e tij me një baladë të mrekullueshme, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Kujtoj të parën ditë kur erdhe në këtë jetë. Lëkurën e butë, ca gishta të hollë, aromë Dea! Kujtoj mëngjeset plot bardhësi dhe teket e tua prej foshnje. Më bëre të kuptoj se vrapi rreth dashurisë se vërtetë skish qen gje tjetër veçse të njohësh njeriun nepërmjet se cilës arrin te dashuria e vërtetë. Dea e Babit të thërrisja dhe kështu e thërrisje veten. Nje ditë kur kuptove proceset e jetës me pyete pse ka plakje pse ka vdekje! Tu përgjigja që te rritesh ti bijë. Bëm një pakt bashk, që kurr sdo të trokas në dyert e shkollës dhe kështu u bë, ndërsa për mua ska krenari më të madhe kur degjoj se je shembull në sjellje e në mësime. Kujtoj pritjet e tua dhe pritjen pasi nuk dije fatin tim, nuk harroj perqafimin tënd njëqindfish me shërues se çdo shërim tjetër!
U rrite Dea Babit, sot 18 vite, e i arritsh njëqind, vazhdo ec siç ke ecur deri tani…”, ka shkruar Sela. (INA)