Ziberi: Gjyqësori është më pak bashkëpunëtori me Avokatin e Popullit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Shkurt, 2022

Janë mbushur një vit nga emërimi i Naser Ziberit në pozitën e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “Slobodna TV”, ai tha se ky vit ka kaluar shumë shpejtë dhe me sfida të shumta. Ai tha se për shkak të pandemisë ka pasur pak ankesa nga qytetarët.

“Ka një atmosferë pozitive për ndryshim, por tendenca e ristrukturimit të institucioneve është e ngadaltë. Nuk mjafton vetëm legjislacioni që kemi, por nxitja e nevojshme për njerëzit që po zbatojnë reformat”.

“Çdo reformë që kërkon ndryshim sjelljeje është e vështirë. Këtu përfshihet gjyqësori dhe prokuroria, të cilat e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimin. Futja e vlerësimit të gjyqtarëve, llogaridhënies para Këshillit Gjyqësor apo Këshillit të Prokurorëve Publik shkakton tension në vetë institucionin dhe ka përpjekje për ta shtyrë atë”, theksoi mes tjerash Ziberi.

Ai theksoi se gjykatat dhe gjyqtarët janë në krye të perceptimit të përhapjes së korrupsionit në vend, si dhe ndër më pak bashkëpunëtorët me institucionin e Avokatit të Popullit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ