Ziberi: Në disa institucione përfaqësimi etnik nuk është i barabartë

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/01/2022

Sipas Avokatit të Popullit, këto të dhëna tregojnë se në vitin 2020 nuk ka pasur përmirësim të përfaqësimit dhe në disa organe është edhe më i theksuar, si në Kabinetin e Presidentit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka përmirësim në përfaqësimin adekuat dhe të barabartë të komuniteteve më të vogla në të gjithë sektorët publikë në vitin 2020. Situata në organet shtetërore si Kuvendi, Avokati i Popullit, Qeveria, ministritë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale është përmirësuar dukshëm, por në ndërmarrjet publike, prokuroritë dhe gjykatat ka vonesa në zbatimin e këtij parimi”, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Në konferencë për media u prezantuan të dhënat për respektimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, si dhe për përfaqësimin gjinor në sektorin publik për vitin 2020.

Për realizimin e këtij aktiviteti, Avokati i Popullit ka paraqitur kërkesa në 1.345 institucione, prej të cilave 1.209 janë përgjigjur. Gjithsej 136 institucione nuk kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen me zbatimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve në organet e qeverisjes shtetërore dhe në sektorin publik dhe në vetëqeverisjen lokale në tërësi.

Sipas Ziberit, duke filluar nga viti 2007 kur është aplikuar kjo analizë e deri më sot, konkluzioni i përgjithshëm është se ka një përmirësim në drejtim të përfaqësimit etnik të qytetarëve në organet shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe sektorin publik në tërësi.

Si ilustrim ai përmendi faktin se në vitin 2007 shqiptarët përfaqësoheshin me 10.8 për qind, ndërsa në vitin 2020 kjo përqindje është 20.1. Turqit në vitin 2007 përfaqësoheshin me 1.1 për qind, ndërsa në vitin 2020 me 2.1 për qind.

Romët përfaqësoheshin me 0.8 për qind, ndërsa tani janë 1.3 për qind. Vllehët janë në të njëjtin nivel, boshnjakët ishin me 0.3 dhe tani janë me 0.5 për qind.

Ziberi theksoi se në disa organe siç është Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, ka një devijim të madh në aspektin e zbatimit të këtij parimi, përkatësisht përfaqësimit të komuniteteve joshumicë. 95.7 për qind e të punësuarve në ASHAM janë maqedonas dhe vetëm 1.4 për qind janë shqiptarë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË