Zidane me dhimbje koke, një yll i mban peng formacionin anti-City

0

Zinedine Zidane ka një shqetësim para ndeshjes së kthimit në Champions League, kundër Manchester City. Eden Hazard, sulmuesi anësor i transferuar në verë nga Chelsea, ende nuk ndjehet plotësisht i gatshëm për lojë.

Tekniku francez do të duhet të presë deri ditën e ndeshjes për të vendosur nëse do ta aktivizojë apo jo. Pra, belgu është në dyshim dhe këto ditë Zidane duhet të mendojë çdo plan të mundshëm.

Kundër skuadrës së Pep Guardiola do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, edhe për faktin se City e ka fituar 2-1 ndeshjen e parë në Madrid.

Kjo e komplikon edhe më shumë çështjen e kualifikimit në fazën çerekfinale të Champions Laegue. Takimi City-Real Madrid është në program për ditën e premte, prej orës 21:00. /abcnews.al