Zinedine Zidane i hesht të gjithë me deklaratën e tij të fundit për Ronaldon

0

Zinedine Zidane e ka përsëritur se nuk mund ta imagjinojë Real Madridin pa Cristiano Ronaldon.

Trajneri francez foli sot në një konferencë për media për ndeshjen e parë çerekfinale të skuadrës së tij kundër Leganes, e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje.

Ai ka thënë se skuadra e tij duhet të shënojë dhe mos të pësojë në këtë ndeshje të parë.

“E dimë që do të luajmë në transfertë dhe duhet ta ruajmë portën e paprekur si dhe të shënojmë gola. Është shumë më rëndësi ta bësh pikërisht këtë kur luan jashtë”, ka thënë Zidane.

“Cristiano është pjesë e këtij klubi, aty ku e ka vendin. Klubi dhe tifozët e duan, siç e kam thënë gjithmonë. Nuk e shoh Madridin pa Cristianon”. /Blic/