Dy pjesëtarë të Armatës u lënduan sot rreth orës 14:00 në një zjarr që shpërtheu në kazermën e Tetovës, sipas informatave fillestare nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
“Është ndërhyrë me shtatë zjarrfikës, dy kamionë dhe një automjet tereni për ndërhyrje speciale, dhe zjarri u lokalizua brenda gjysmë ore. Dy të lënduarit u përpoqën të ndërhynin në shuarjen e flakëve, dhe më pas u dërguan për trajtim në Spitalin e Tetovës,” njoftoi Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë.