Zjarr në një rafineri të naftës ruse afër kufirit me Ukrainën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

8 Shkurt, 2023

Një zjarr ka shpërthyer në një rafineri të naftës në rajonin rus të Rostovit, afër kufirit me Ukrainën, tha Ministria e Emergjencave, sipas mediave shtetërore ruse.

“Në rajonin Rostov, në qytetin Novoshaktinsk, kemi pranuar një mesazh në orën 10:24, me kohën lokale të Moskës, lidhur me një zjarr në territorin e uzinës për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës”, tha Ministria ruse e Emergjencave.

Zjarri ka shpërthyer në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë dhe u shua një orë më vonë, tha agjencia e lajmeve Interfax.

Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende mbetet i paqartë.

Novoshaktinsk gjendet rreth 9 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Edhe një rafineri tjetër në Novoshaktinsk qershorin e kaluar ishte sulmuar me dy dronë. Autoritetet e kishin cilësuar këtë “si veprim terrorist nga kufiri perëndimor”, referencë për përpjekjet ukrainase për të dëbuar forcat pushtuese ruse nga territori i tyre./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

ushtria-1

Sulm afër kufirit me Egjiptin, vriten tre ushtarë izraelitë, disa të plagosur

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Dy të vrarë dhe katër të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

erdogan

Sot Erdogan bën betimin si president i Turqisë

zelensky-1

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Trenat_Indi

288 të vdekur, mbi 800 të lënduar nga përplasja e trenave në Indi

erdogan

Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

rusia

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

Meksike-780x470

Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

INFO

NA NDIQ