Situata e zjarreve në vend – 14 vatra të raportuara, 10 të shuar deri në orën 20:30
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në territorin e Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme, deri në orën 20:30, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri, prej të cilave 10 janë shuar plotësisht pas ndërhyrjes së forcave operacionale në terren.
Vatrat e shuara janë në:
Byshek, njësia Shushicë, bashkia Elbasan
Vehçam, njësia Hotolisht, bashkia Librazhd
Lagjja Nr. 1, bashkia Vlorë (fabrika e çimentos)
Lagjja Nr. 6, bashkia Kavajë
Yzberisht, njësia Kashar, bashkia Tiranë
Rraboshtë, njësia Kallmet, bashkia Lezhë
Moravë, njësia Otllak, bashkia Berat
Rrencë, njësia Gur i Zi, bashkia Shkodër
Ashtë, njësia Bushat, bashkia Vau-Dejës
Hoçisht, njësia Hoçisht, bashkia Devoll
Vatra ende aktive:
Qarku Vlorë
Mali i Shedenikut, mbi fshatin Malçan (bashkia Finiq): Vatra vazhdon të jetë aktive në një sipërfaqe me pyll pishe në zonë të paarritshme. Rreziku për banesat është eliminuar dhe zjarri po monitorohet nga një automjet zjarrfikës me 3 efektivë.
Qarku Elbasan
Vendgrumbullimi i mbetjeve, bashkia Elbasan: Vijon përpjekja për shuarje. Në terren janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga disa bashki, 12 mjete të tonazhit të rëndë dhe 1 helikopter Cougar. Po punohet me hedhje inerte dhe kapsulim të mbetjeve. Zjarri mbetet problematik.
Qarku Kukës
Midis fshatrave Gjinaj dhe Domaj, bashkia Has: Zjarr në pyll pishe. Janë angazhuar 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, zjarrfikës, policë dhe vullnetarë. Era dhe terreni i vështirë e bëjnë shuarjen të vështirë.
Qarku Tiranë
Fshati Bulticë, njësia Vaqarr, bashkia Tiranë: Zjarr në shkurre dhe ferra. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policore. Terreni jo i favorshëm e vështirëson ndërhyrjen dhe vatra mbetet aktive.
Në vijimësi, autoritetet do të monitorojnë situatën dhe apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët për të shmangur ndezjen e zjarreve, veçanërisht në këtë periudhë me rrezik të lartë për shkak të temperaturave të larta.