Zjarret masive në Los Anxhelos, Biden fonde federale shtesë për shuarjen e flakëve

Picture of INA
INA

10/01/2025

Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin “zjarret më të rënda që kanë goditur Los Anxhelosin.”

Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret, tha ai.

“Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane”, tha Presidenti Biden. “Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.”

Ndërsa Biden po ia jepte fjalën Nënpresidentes Kamala Harris, ai vuri në dukje se ajo ishte “e prekur drejtpërdrejt” nga pasojat e zjarreve. Zonja Harris ka qenë senatore e Kalifornisë dhe shtëpia e saj atje ndodhet në zonën e evakuimit, por nuk është e qartë nëse është dëmtuar nga zjarret. Ajo e cilësoi situatën në Los Anxhelos si “apokaliptike”.

“Kjo do të ketë ndikim për shumë muaj dhe vite në vijim”, tha ajo.

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit fillojnë të kontrollojnë rrënojat e shtëpiva të djegura. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.

Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.

Mbi 180 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore.

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË