Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë Los Anxhelosin

Picture of INA
INA

13/01/2025

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë.

Autoritetet evidentuan së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen. Sipas zyrtarëve, mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar. Situatën pritet ta përkeqësojnë edhe erërat me shpejtësi 80 deri në 112 kilometra në orë, të cilat, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit do të zgjasin deri të mërkurën. Zyrtarët paralajmëruan të gjithë popullsinë e Qarkut të Los Anxhelosit – prej afro 10 milionë banorësh – se mund të urdhërohet të evakuohet nga flakët dhe tymi toksik.

“Situata do të vazhdojë deri të mërkurën. Ju lutemi të jeni të sigurt se Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit do të jetë i përgatitur. Këto erëra do të mbajnë në nivel të lartë kërcënimin në të gjithë qarkun”, deklaroi Anthoni Marrone, Departamenti i Zjarrfikësve.

“Tani për tani jemi përqendruar në dy gjëra: frenimin e zjarreve dhe shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e pronës”, tha Kristin Crouli, Departamenti i Zjarrfikësve.

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha se detektivët po vazhdojnë t’i hetojnë shkaqet e mundshme. Zjarret në Los Anxhelos mund të rezultojnë si më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së. Sipas një vlerësimi paraprak, vlera e dëmeve mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË