Zjarri i afrohet vendkalimit kufitar Maqedoni- Greqi

Një zjarr masiv ka përfshirë edhe zonën kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Stuhia e zjarrit ka marrë hov duke iu afruar edhe vendkalimit kufitar Bogodoricë.

Pasdite zjarri ka mbërritur edhe në afërsi të kazinos së njohur, ku në afërsi të saj është edhe një pompë benzine. Ekipet e zjarrfikësve dhe të ndërmarrjes së ujësjellësit të Gjevgjelisë kanë dal në terren dhe se po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. (INA)