Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmë ka qëndruar në lagjen ku disa shtëpi u përfshin nga zjarri dhe që pësuan dëme të mëdha materiale.
“I shqetësuar me zjarrin që kaploi disa shtëpi në lagjen “Kolltuk”, menjëherë dola në vendngjarje për të parë situatën. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe bëhet fjalë vetëm për dëme materiale. Dua të falënderoj Njësinë Territoriale kundër zjarrit të cilët intervenuan në kohë dhe lokalizuan zjarrin pa pasoja të mëdha. Shumë shpejt do i’u dalim në ndihmë qytetarëve që pësuan nga ky zjarr!”, ka nënvizuar kryetari i komunës së Tetovës. (INA)