Bashkëshortja e presindetit të vendit, Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska është vaksinuar kundër Covid-19. Ajo të drejtën e vaksinimit e ka siguruar, pasi që punon në Stomatologjinë e Fëmijëve.
“Stomatologjia e fëmijëve dhe preventive – të vaksinuar”, ka shkruar Gjorgievska në profilin e saj në “Facebook”. Përndryshe në Maqedoninë e Veriut për momentin është duke u realizuar vaksinimi i personelit mjekësore me vaksinën Pfizer, ndërkaq nga e mërkura pritet të vaksinohen edhe të moshuarit mbi moshën 70-vjeçare.