Zonja Katë dhe zonja Fatë, Urime pensionimin e parakohshëm!

0

Ejup Berisha

Pas amnestisë së madhe dhe të pakuptimtë që ndodhi në RM PSP-së duhet ti vehet dryri i madhë dhe Personeli kryesor i saj i Prokurorëve duhet të shkojë në pension parakohe. Fatkeqsisht ky fat i keq do ta kap edhe Prokuroren Speciale Publike shqiptaren Fatime Fetai. Por meqë e njëjta është akoma e re dada Fatë duhet ta vazhdojë karrierën e sajë në ndonjë organ tjetër të akuzës apo dhe diku tjetër. Është shumë me rëndësi për tu përmendur fakti se Dada Fatë u paraqit dhe veproi si një prokurore e vërtetë ashtu origjinal pra siçduhet ta kryej misionin
e akuzuesit një person i ngarkuar me atë punë.Gjyshja ime e ndjerë Sherifja do të thoshte Hallall i qoftë qumështi i nënës shih biro Fatë më nuk ulet të bëj nëna, Pra pas amnistisë së madhe në fakt duhet të vetshpërbëhet PSP-ja për shkak të misionit të papërfunduar të saj. Dada Fatë më vjen keq që ta prenë vrullin sepse kishe gjasa që të shëndrroheshe në Eliot Nes të Maqedonisë.Ndërsa amnestia edhe njëher dëshmoi se ndikimi i kriminalitetit dhe fuqia e kriminelëve është më i madhë sec është fuqia dhe ndikimi i shtetit juridik në këtë shtet. Kështu jemi ne në Ballkan kur institucionet kompetente tentojnë ta kryejnë punèn dhe ta luajnë rolin e tyre si duhet gjithmonë del një pengesë për ta.. Zonja Fatime a keni menduar se ku do ta vazhdoni kaerrierën tuaj më tej se nè PSP nuk ka mbetur bukë më as për ty as për Zonjën Katë e as për prokurorët e tjerë special.