Zuckerberg mbron Metën në ‘gjyqin e shekullit’ për monopolin e mediave sociale

Picture of Ina Online
Ina Online

16/04/2025

Facebook dikur kishte marrë vendimin për ta mbajtur Instagramin “gjallë”, në mënyrë që të shmangte që kompania të përfundonte në “murin e turpit” dhe të urrejtjes.

Në një mesazh nga shkurti i vitit 2012, drejtori ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, po luante me idenë për të blerë Instagramin, por pa pasur ndonjë qëllim të madh për ta përdorur në mënyrë të theksuar.

Fillimisht, ai nuk kishte në plan të bënte ndonjë gjë më të madhe me këtë platformë që sot është jashtëzakonisht popullore. Synimi ishte thjesht ta mbante aplikacionin “gjallë”, që konkurrentë të rinj të mos përfitonin nga ai dhe ta merrnin për vete, shkruan bbc.

Gjatë dëshmisë së djeshme, në kuadër të gjyqit kundër kompanisë Meta për praktika anti-monopol, Zuckerberg iu referua këtij plani dhe ideve të hershme, duke theksuar se në fund, Facebook nuk shkoi në atë drejtim.

“Duke mos i fikur produktet e tyre, ne parandalojmë që të gjithë të na urrejnë dhe sigurojmë që menjëherë të mos krijohet një boshllëk në treg që dikush tjetër mund ta mbushë. Në vend të kësaj, e gjithë zhvillimi i mëtejshëm do të shkojë drejt produkteve tona kryesore”, shkruante Zuckerberg në mesazhin e asaj kohe.

Avokati i FTC-së sugjeroi se kjo kishte ndodhur vetëm disa muaj përpara se të kryhej blerja e Instagramit. Ky është procesi i tretë gjyqësor në Shtetet e Bashkuara që përpiqet të thyejë monopolin teknologjik gjatë viteve të fundit, pas dy çështjeve të veçanta që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur kundër Google, për shkak të aktivitetit të kompanisë në fushën e kërkimeve dhe teknologjisë së reklamave.

Pritet që procesi gjyqësor mes Metës dhe FTC-së të zgjasë për një kohë të gjatë, ndërsa gjykatësi kryesor do të dëgjojë dhe shqyrtojë argumentet për më shumë se dy muaj, për të vendosur nëse Meta (dikur Facebook) e ka monopolizuar në mënyrë të paligjshme tregun për të favorizuar shërbimet e veta të rrjeteve sociale.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË