Zv/drejtor i Doganës, Garip Kaba jep dorëheqje

Picture of INA
INA

21/05/2025

Zv/drejtor i Doganës, Garip Kaba njoftoi në rrjetin social facebook se sot ka dhënë dorëheqje nga posti , zëvendës drejtor i Doganës, transmeton Zhurnal.mk

“Sot nënshkrova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës drejtorit të Doganave.

Pas një periudhe të ngarkuar me përgjegjësi si Zëvendësdrejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam vendosur të përmbyll këtë kapitull të angazhimit tim publik. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por një hap i menduar mirë, një kthesë që më jep hapësirë për reflektim, zhvillim të mëtejshëm dhe përgatitje për sfida të reja.

Jam krenar për rrugëtimin që kemi bërë sëbashku ,për përpjekjet tona të përbashkëta për një administratë më të drejtë, më transparente dhe më efikase. Kam pasur nderin të shërbej me përkushtim dhe ndershmëri, duke u përballur me sfida që na kanë bërë më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e institucioneve të forta.

Falënderoj nga zemra Aleancën për Shqiptarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, kryetarin e partise tonë z.Arben Taravari si dhe çdo koleg, bashkëpunëtor e qytetar që më ka qëndruar pranë në këtë rrugëtim.
Kontributi dhe bashkëpunimi juaj ka qenë thelbësor në çdo arritje të përbashkët.

Ky largim nuk është fundi i rrugës sime në shërbim të shoqërisë, por një moment për të kthyer vëmendjen nga vetja dhe për të parë përpara ,drejt angazhimeve të reja, gjithmonë në shërbim të vlerave dhe idealeve që më kanë udhëhequr.
Falenderim të veçantë nga zemra për mbështetësit e mi,familjen dhe bashkë vendasit e mi.

Me respekt, mirënjohje dhe përkushtim të sinqertë, Garip Kaba !”

TË FUNDIT

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË