Zv/kryeministri Duraku me ekipin e ministrave shqiptar vizitë Muzeut të Alfabetit në Manastir (FOTO)

0

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraki, sëbashku me Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane,Buja r Osmani, Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Zëvendës ministren e Financave, Shiret Elezi dhe Ministrin pa resor i obliguar për investime vendore, Hisen Xhemaili sot në Manastir vizituan Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe. Delegacioni qeveritar dhe Drejtori i Muzeut, Nuer Asllani, biseduan rreth funksionimit të Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe, duke theksuar veçanërisht projektin për rikonstruimin e godinës së Muzeut, ku dhe është mbajtur Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. “Sot qëndrojmë në Manastir ku do të mbahet edhe seanca e rregullt e Qeverisë dhe në kuadër të ndodhjes tonë këtu në Manastir, vizituam edhe Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe, me ç’rast edhe diskutuam rreth funksionimin të këtij institucioni. Drejtori i Muzeut na njoftoi më hollësishëm për funksionimin e këtij institucioni dhe projektit për rikonstruimin e tërësishëm të Muzeut që realizohet me IPA fonde në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar” – theksoi zëvendëskryeministri Duraki. Paralelisht, me afrimin e 22 nëntorit – Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, bashkëbiseduesit diskutuan rreth shënimit të kësaj date të rëndësishme kombëtare. Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban seancën e saj të rregullt në qytetin e Manastirit.(INA)