Zv/kryeministri Duraku takoi ambasadoren britanike, në fokus prioritetet e dikasterit të sistemit politik

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, Sadulla Duraki sot realizoi takim me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në shtetin tonë, znj. Rachel Galloway.

Sipas njoftimittë Qeverisë, ambasadorja Galloway dhe ministri Duraki diskutuan për ministrinë e sapokrijuar dhe ecurinë e procedurave fillestare në konsolidim me ingerencat që ky institucion mbart. “Avancimi i të gjitha pikave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, funksionimi i sistemit politik, avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të bashkësive si një grup qytetarësh të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe promovimi dhe ndërmarrja e masave për avancimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, janë disa nga prioritetet kyçe të Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive”, u theksua në këtë takim.

Dy bashkëbiseduesit po ashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mirëfilltë mes dy shteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të cilat do ndihmojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugen drejt BE dhe NATO.